Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si e panë gjermanët luftën me partizanët shqiptarë!

Si e panë gjermanët luftën me partizanët shqiptarë!

Nga Auron Tare

Lufta duhet parë edhe nga këndveshtrimi i kundërshtarëve të cilët nuk kishin asnjë arsye të glorifikonin njësitë guerrile që i sulmonin.

Sot është dita e Dëshmorëve. Atyre të rinjve dhe të rejave që dhanë jetën se besuan më një ideal shumë të madh. Një endër për ta bëre vendin e tyre sa më të bukur dhe të begatë. Fatkrqësisht gjaku i tyre jo vetëm që përbuzet nga një segment i shoqërisë por këto 30 vjet sakrifica e tyre është lënë në harresë. Shikoni varret e Deshmorëve të rrënuara të harruara të rrethuara nga ndërtimet ku kullosin bagëtitë.
Restaurimi i Varrezave të Deshmorëve kushton sa një kullë, shumë herë më pak se nje tunel oligarkësh apo një rrugë në shërbim të një rezorti turistik.

Sot duke parë se sa të trishtuara janë këto varreza të rinjsh po postoj shënimet e Gjeneralit Hubert Lanz komandant i Divizionit të famshëm Alpin, Gebirgejaerge ku respekton luftën e të rinjve shqiptarë edhe pse armiq në betejë.

Si e panë gjermanët luftën me partizanët shqiptarë!

Një popull që harron heronjtë e vet është destinuar të humbasë në rrjedhën e Historisë.

Nga Gjeneral Major Hubert Lanz, Komandant i Divizionit të XXII Malor “Gebirsgejaeger”

“Divizioni i Parë Malor i cili kapi rrugën e kësaj zone në ditën e katërt të Operacionit, ndaloi atje për pak kohë sa të priste njësitë e tjera të lodhura nga beteja si dhe të pushonte pak edhe vetë dhe ditën e pestë, me gjithë rezistencën e fortë nga armiku, arriti t’u ngjitej pikave gati vertikale të maleve të Përmetit në mëngjes. Në të njëjtën kohë, Divizioni i 297 kapi grykat e rrugës Vlorë –Tepelenë – Këlcyrë, por ndërkohë, një grup i fortë prej rreth 1000 partizanësh u përpoq që të thyente rrethimin në Luginën e Sheperit me drejtim Gjirokastrën dhe më poshtë në Jug. Njësitë e Divizionit Styerer arritën që ta mbanin linjën e rrethimit të pa thyer dhe partizanët e lodhur nga përpjekja, ju drejtuan zonës së Kuçit. Kjo lëvizje vendosi fatin e tyre. Një tërheqje në Veri tashmë ishte e pamundur, pasi të gjitha batalionet Gjermane e kishin mbyllur rrugën Vlorë – Vasiliko si dhe të gjitha shtigjet e mundshme që mund të përdoreshin nga partizanët. Partizanët, duke parë që nuk kishin më asnjë shpresë shpëtimi, luftuan shumë fort nga dëshpërimi dhe terreni i vështirë i ndihmonte në këtë drejtim. Jo vetëm terreni malor ishte shumë i përshtatshëm, për ta kishte mjaft shpella ku kompani të tëra me partizanë mundën të strehoheshin në to. Në shumë beteja individuale gati edhe trup më trup, shumë nga këto vende ku ata fshiheshin, duheshin pastruar një për një.

Partizanët e mbetur u detyruan të ngjiteshin në malësinë e Kuçit. Rezistenca vazhdoi edhe për gati tre ditë me radhë. Më në fund arritëm t’i thyenim duke shpartalluar gati 2000 prej tyre, duke i vrarë apo kapur rob. Është mjaft e vështirë të themi me siguri se sa prej tyre kishin fatin të shpëtonin nga rrethimi ynë. Por megjithatë, disa javë pas kësaj beteje, partizanët u rishfaqën përsëri në këtë zonë, tashmë edhe më të fortë. Nëse rrethimi do kishte qenë më i plotë në Veri-Perëndim, rezultati i Operacionit do të kishte qenë shumë më efikas. Përveç humbjeve në numër, armiku humbi një sasi të madhe armatimesh dhe municionesh si dhe pajisje të sinjaleve dhe komunikimit. Nga ana jonë humbjet ishin gjithashtu të mëdha. 120 të vrarë dhe gati mbi 300 të plagosur… Ky Operacion i urdhëruar nga Komanda e Lartë u quajt “STAINDLER”./dritare.net