
Shkencëtarët: Mos prisni vaksinën. Mjetet kundër virusit, i keni në dorë!
Dritare.net
Të gjithë jemi me shpresë te vaksina, ndonëse do ende kohë që ajo të jetë e disponueshme. Të gjithë shkencëtarët njëzëri, thonë se ajo mund të jetë e gatshme në fund të këtij vitit, por për përdorim të gjerë, do të duhet shumë kohë. Ndërkohë, ndërsa presim për vaksinën, Dr. Jerome Adams, në SHBA, thotë se ne tashmë i kemi mjetet për të luftuar pandeminë, dhe nuk duhet vetëm të presim.
"Ne mund të veprojmë tani. Mjetet për të ndaluar këtë virus i kemi tashmë, nuk mund të rrimë vetëm të presim".
Ai përmend Nju Jorkun, një nga vendet më të prekura në fillim të pandemisë. Nju Jork-u u mbyll shpejt, dhe u rihap vetëm në ato rajone ku plotësonin disa kërkesa shëndetësore. Javët e fundit, Nju Jork-u ka mbajtur një normë infeksioni më të ulët se 1%.
"Numrat tanë vazhdojnë të pasqyrojnë punën e njujorkezëve, të cilët rrafshuan kurbën," tha guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo në fillim të kësaj jave.
"Ndërsa kemi para sezonin e vjeshtës dhe gripit, ne kemi nevojë që të gjithë të vazhdojnë të mbajnë maska, të distancohen dhe të ruajnë higjienën ."
Mund të tingëllojë si një zgjidhje e thjeshtë për një problem kompleks, por zyrtarët shëndetësorë thonë se 115.000 jetë mund të shpëtohen deri në janar nëse 95% e amerikanëve do të mbajnë maska.
Këto masa, nëse zbatohen, mund të nënkuptojnë gjithashtu një sezon më të butë të gripit këtë vit, sipas një studimi të ri, informon dritare.net.
Deri më tani, më shumë se 6.6 milionë janë infektuar me Covid-19 në SHBA që nga fillimi i pandemisë dhe të paktën 197,633 njerëz kanë vdekur, sipas Universitetit Johns Hopkins. Dhe një parashikim aspak optimist, botuar të enjten nga projektet CDC tregon se më shumë se 20,000 amerikanë mund të vdesin në tre javët e ardhshme nga Covid-19./L.F-dritare.net

















