Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Rama poston videon nga Portugalia: Pse nuk e çoni në SPAK?

Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Rama poston videon nga Portugalia: Pse nuk e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të opozitës, e cila pretendon se shembja e segmentit Librazhd–Pogradec, dëmtimi i bypass-it të ri pjesë e Korridori VIII, si edhe çarjet në disa akse të tjera rrugore në vend, janë pasojë e korrupsionit qeveritar dhe punimeve me cilësi të dobët.

Përmes një videoje që, sipas tij, është realizuar në Portugali dhe ku shfaqet një rrugë e dëmtuar rëndë nga fenomene natyrore, Rama ironizoi duke thënë se nuk e kupton pse opozita shqiptare nuk e ka denoncuar ende këtë rast në SPAK si “vepër korrupsioni”.

Postimi i Ramës!

"Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!" shkruan Rama,/K.C/dritare.net