Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shefja e BE: 90 mln euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

Shefja e BE: 90 mln euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

Sot u nënshkrua marrëveshja për financimin nga BE të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë. Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas tha se BE jep 90 mln euro për hekurudhën, ndërsa kryeministri theksoi se ky 5-vjeçar do jetë periudha kur do kthehen hekurudhat në Shqipëri.

“Dua ta them që përpara konferencës, nënshkrimi që u bë është pjesë e një programi masiv investimesh në infrastrukturën hekurudhore. Kjo është arsyeja se përse ky 5-vjeçar që na ndan nga mbyllja e kësaj dekade, do jetë edhe një 5-vjeçar ku do kthehen hekurudhat në Shqipëri dhe kjo është një nga shumë arsyet jo vetëm, për të besuar, por edhe për të luftuar që ne të anëtarësohemi në BE, se falë kësaj marrëdhënie jemi në gjendje sot të kryejmë një sërë investimesh që përndryshe do ishin të pamundura për ne”, tha Rama./L.F-dritare.net