Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sekreti i harmonisë në çift i Mirës dhe Nino Palkolës!

Sekreti i harmonisë në çift i Mirës dhe Nino

“Burrë e grua, mish e thua!” Kjo shprehje i shkon shumë marrëdhënies së Mirës dhe Nino Palkolës, të cilët janë martuar në SHBA, 24 vjet më parë dhe sot gëzojnë një familje të bukur me 3 fëmijë. Në Instagramin “Palkola Family”, Mira ndan me ndjekësit çaste të bukura nga familja e tyre, marrëdhënien me bashkëshortin dhe janë të shumta rastet kur ata i shprehin dashurinë njëri-tjetrit, me fjalë, gjeste dhe tani me këngë. Mira e ftuar në rubrikën “Jeta ime” të emisionit “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTv tregoi sekretin e marrëdhënies së tyre kaq të bukur, si ia dalin të ruajnë harmoninë në çift dhe të jenë shembull për të gjithë ata që i ndjekin dhe i shohin.

“Pavarësisht vështirësive të jetës, emigrimi, ne jemi munduar t’ia bëjmë jetën njëri-tjetrit sa më rehat. Kemi kontribuar 100% ndaj njëri-tjetrit, për të mbushur ato boshllëqe. Unë si grua, ai si burrë, kemi mësuar njëri-tjetrin se jeta është një udhëtim i bukur, i mrekullueshëm, por ka ato vështirësitë e veta, e pavarësisht këtyre ne jemi munduar ta përkrahim njëri-tjetrin, mësojmë njëri-tjetrin, këshillojmë njëri-tjetrin, ndajmë problemet me njëri-tjetrin, diskutojmë bashkë për të gjetur zgjidhje. Unë them ta jetojmë këtë jetë sa më thjeshtë, sa më pastër. Në rrjete sociale unë dua të tregoj një jetë normale, familjare, që çdo nënë dhe baba mundet ta krijojë dhe të jenë bashkë. Nuk është fushë me lule. Por nëse burri dhe gruaja e kanë komunikimin mes tyre, pastërtinë shpirtërore, edhe thjeshtësinë, kalojnë çdo problem dhe vështirësi të jetës.”, u shpreh Mira ndër të tjera./K.C/dritare.net