
Rozana Radi letër babait të ndjerë: Mos ki frikë, do të kalojmë të gjithë andej, ke për ta parë!
Dritare.net
Këngëtarja dhe moderatorja, Rozana Radi ka zbuluar një letër që ka shkruar për babanë e ndjerë. Kjo letër është pjesë e librit që moderatorja pritet ta nxjerrë së shpejti. Në këtë letër drejtuar të atit, Rozana kujton çaste të dhimbshme të largimit nga jeta të babait, faktin që shkoi dy orë me vonë, nuk ishte pranë tij në minutat e fundit. Tregon sesi u bë “çuni i shtëpisë”, dhe sakrificat që duhet të bënte pas largimit të të atit.
“Per ty qe nuk je me!
Erdha 2 ore me vonese. Te kishin marre! Nuk e dija nese ishe akoma apo kishe ikur pergjithmone. Degjoja zhurma njerezish dhe mundohesha te kuptoja cfare po degjoja. Me syte qe po me shperthenin si dy vullkane te zemeruar shikoja neper flake shume gazetare ,fotografe te cilet u mundonin te shkepusnin nje foto nga portreti im i shperfytyruar. Dhe sot nuk gjej asnje fjale per te arsyetuar ftohtesine dhe qetesine e tyre. Mjaftonte nje foto e familjes time e “shkaterruarr” dhe ja tek u be lajm i pare ne te gjitha gazetat. Une shikoja nene ajo me shikonte mua dhe kur syte tane u ndeshen me njera tjetren munda te lexoj gjithe merzine e saj me jeten. Sot pas 18 vitesh kam arritur ne konkluzionin qe “Askush nuk e fsheh me shume dhimbjen sa nje nene e cila kerkon te behet e forte per femijet e saje.” Me pas ktheva syte nga ime moter dhe qendrova ne pritje te nje shenje nga ajo. Te gjithe i shikoja prane vetes vetem babain nuk po e ma zinin syte askund. Ngadale ndjeva qe po me largohej nje pjese nga jeta ime. Vendosa te qaj pa e perbajtur veten. Te gjithe me shikonin mua por mua sme interesonte se me shikonin e degjonin. Sot po kerkoj nje rruge per te dale nga kjo ngjarje por perpara me del vetem portreti yt. Poetreti yt i ri kur un isha fare e vogel e ti me mesoje se si te shkruaja. Kur tregoje 1000 jetet e tua te cuditeshme. Kur me merrje ne motorin tend e me mesoje se si ta ngisja ate . Me thoje “ cuni i shtepise “ dhe ne te vertet ashtu u bera. Me duhej te shkollohesha por dhe te punoja ne te njejten kohe. Gjithmone me koken lart se isha vajza jote. Kurre s’ia shtriva doren askujt. Ishim ne shtepi 3 gra te forta qe jeta na mbeshteti me shpatulla pas murit por kurrë, nuk ia doli te na rrezoje. Babi.... sa here e kam thirrur kete emer dhe tani kur e therras perseri kam frike se mos eshte per here te fundit por brenda vetes e di qe kam qene e do te jem gjithnone ne krahun tend te zemres.
Cfare do baba? Po ndjej qe ti ke frike per here te pare ne jeten tende! Nuk duhet te kesh frike sepse nuk eshte ne natyren tende. U perkula ne trupin tend te ftohte e te flisja nen ze. Mos ki frike aty ku je , do te kalojme te gjithe andej, ke per ta pare!”, shkruan Rozana në letrën drejtuar të atit./K.C/dritare.net

















