Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rikonstruktohet rruga e Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh

Rikonstruktohet rruga e Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh

Rruga e Komanit prej 31 km, që lidh dy hidrocentrale e amortizuar prej vitesh dhe një nga kërkesat e kahershme të komunitetit të zonës, tashmë po rikonstruktohet. Puna ka nisur për 10 kilometrat e parë nga Komani në drejtim të Vaut të Dejës, në segmentin ku gjendja e rrugës ka qenë më e dëmtuar.

Rruga e Komanit është një nga rrugët më të vështira, por edhe më piktoreske në veri të Shqipërisë. Ajo lidh qytetin e Shkodrës me liqenin e Komanit dhe vazhdon drejt Fierzës, duke shërbyer si pjesë e një itinerari të rëndësishëm për ata që udhëtojnë drejt Alpeve Shqiptare.

Kjo zonë është një nga destinacionet turistike kryesore të qarkut të Shkodrës, pasi të çon drejt lumit të Shalës. Megjithatë, amortizimi i rrugës ka shkaktuar probleme të shumta. Me këtë ndërhyrje, zona pritet të ketë një zhvillim të ndjeshëm të turizmit dhe përmirësim të shërbimeve për banorët dhe vizitorët.

Çfarë thonë banorët në zonë për këtë investim:

“Për ne që jemi nga Komani është diçka shumë e rëndësishme sepse na bën që të kthehemi për të investuar, është vendi jonë, pse jo me investu edhe për këtë vend. Pas shumë vitesh dua ta shoh këtë vend me shumë gjëra të mira dhe me investime të reja”./L.F-dritare.net