Reagon Ambasada Gjermane: Ndjekja penale e korrupsionit në nivele të larta, kusht për integrimin në BE
Dritare.net

Ambasada Gjermane në Tiranë ka reaguar pas vendimit të sotëm të Parlamentit të Shqipërisë për kërkesën e SPAK, për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke theksuar rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe funksionimit të drejtësisë.
Në një deklaratë zyrtare, ambasada nënvizon se Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipëria në Bashkimi Evropian, në përputhje me dëshirën e qytetarëve shqiptarë.
Sipas deklaratës, një kusht i domosdoshëm për të bërë përparim në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale efektive e korrupsionit, përfshirë edhe rastet që përfshijnë zyrtarë të niveleve të larta.
“Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa”, thuhet në reagim.
Më tej theksohet se nga politika shqiptare vazhdon të kërkohet që të garantojë funksionimin e këtij procesi dhe të sigurojë që drejtësia të veprojë pa pengesa në trajtimin e rasteve të korrupsionit./L.F-dritare.net