Rasti Balluku, Qeveria: Ministri gëzon imunitetin e deputetit, nuk mund të pezullohet nga detyra!
Dritare.net

Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca për rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Eriola Shia parashtroi ankimin e qeverisë dhe kërkoi të shfuqizohet vendimi i GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Qeveria argumenton se sipas kushtetutës, edhe një ministër gëzon imunitetin e deputeti, dhe siç këtij të fundit asnjë gjykatë nuk mund t'i pezullojë ushtrimin e mandatit, kjo nuk mund t'i ndodhë as ministrit.
“Pushteti gjyqësor s’ka të drejtë të shkaktojë pezullimin e një dege ekzekutivi përmes një mase sigurimi. Në rast se GJKO vlerëson se nevoja e sigurimit të individit është e tillë që i bën të pashmangshëm, masë së sigurimit nuk mund ta vendosë masën e sigurimit në mënyrë të njëanshme pa marrë autorizim nga kuvendi. Ky është standardet kushtetuese për çdo masë sigurimi që pengon ushtrimin e detyrës së ministrit. Ndalimi për të vendosur pezullimin e ushtrimit të një detyre, e ka burimin në normat kushtetuese. Deputeti gëzon imunitet dhe nuk mund të kontrollohet, ndalohet ose ndiqet penalisht pa pëlqimin e kuvendit. Deputeti nuk mund të arrestohet ose ti hiqet lira në çfarëdolloj forme pa autorizim nga Kuvendi. Autorizim i kuvend kërkohet o vetëm për mase sigurimi personale, por edhe për masa të tjera. Imuniteti s’ka qëllim lirinë deputetit, por mbrojtjen e detyrës së deputetit, liria e deputetit është premisë e domosdoshme që ai të ushtrojë këtë detyrë. Kushtetuesja në vendimin e 2024, ka mbajtur qëndrimin se autoriteti nga kuvendi është i nevojshëm për arrestin në burg dhe arrestin në shtëpi. Qëllimi i imunitetit është e drejta e deputetit për ushtrimin e detyrës. Pengimi i ushtrimit të detyrës bazohet me një pezullim de facto të deputetit nga detyra. Ndalimi për të vendosur masën e pezullimit buron nga neni 73 pika 2 e kushtetutës, s’kemi të bëjmë me garanci ligjore të Kodit të Procedurës penale por me një garanci kushtetuese. Të njëjtën garanci e gëzon edhe anëtari i Këshillit të Ministrave, për shkak të pikës 3 të nenit 103 të kushtetues, ku parashikon se anëtari e këshillit të ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit. Konstatojmë se SPAK s’ka zbatuar jurisprudencën e GJK e cila ka sqaruar se edhe ministri që nuk është deputet, ka të njëjtin imunitet si deputeti, autorizimi nga kuvendi është i nevojshëm edhe për ministrin jodeputet. Emërimi dhe shkarkimi i këtyre organeve përbën çështje të së drejtës kushtetuese dhe nuk mund të pengohet nga asnjë akt i një pushteti tjetër, ndryshe prishet balanca mes pushteteve”, tha Shia.