Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka përshëndetur miratimin e raportit për Shqipërinë nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian. Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Spiropali theksoi se eurodeputetët mbështesin objektivin e vendit për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2027.

“Mbështetën objektivin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në 2027. Ishte fakt domethënës që në atë seancë ishin të pranishëm deputetë nga Kuvendi, si nga shumica, ashtu edhe nga opozita. Ky është një proces jetik për vendin tonë,” deklaroi Spiropali.

Ajo shtoi se kjo mbështetje dëshmon një të vërtetë të pranuar gjerësisht në Shqipëri, pavarësisht ndryshimeve ideologjike mbi modelin zhvillimor. “Ky mbetet prioritet kombëtar. Angazhimi ynë nuk është politik, por një kalendar pune i dakordësuar me Bashkimin Europian,” tha kryetarja e Kuvendit./K.C/dritare.net