Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama prezanton në Dubai projektet turistike të Shqipërisë!

Rama prezanton në Dubai projektet turistike të Shqipërisë!

Në kuadër të Future Hospitality Summit 2025 në Dubai, u hap pavijoni shqiptar i quajtur “Albanian Soundscapes”, një hapësirë që është vlerësuar si një nga më të bukurit dhe më të mëdhenjtë mes 50 vendeve pjesëmarrëse.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama shprehet se në këtë Pavion u ekspozuan duke ngjallur shumë kërshëri e interes projektet spektakolare të Tiranës e të zonave të tjera turistike të vendit.

“Mirëmëngjes dhe me Pavionin e veçantë të Shqipërisë në Future Hospitality Summit, Dubai, ku u ekspozuan duke ngjallur shumë kërshëri e interes projektet spektakolare të Tiranës e të zonave të tjera turistike të vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi kryeministri Edi Rama./E.P-dritare.net