Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Po zgjohet Shkodra e vjetër me këngë kumbanoresh!

Rama: Po zgjohet Shkodra e vjetër me këngë kumbanoresh!

Kryeministri Edi Rama përshëndet shqiptarët nga Shkodra. Rama postoi një foto në rrjete sociale me Arjetin e “Boutique Hotel “Atelier”. Kryeministri shkruan se po zgjohet Shkodra e vjetër me këngë kumbanorësh dhe shtëpitë e veta të moçme po hapin dyert për të mikpritur bujtës.

“BOUTIQUE HOTEL “ATELIER”, me Arjetin, zot e kryepunëtor i shtëpisë, dy hapa larg pedonales së Shkodrës, ku zgjohesh nga kënga e kumbanoreve dhe ndjen qytetin e vjetër me poetët, muzikantët, piktorët, artizanët e shijen e shtëpive të veta të moçme, që bartin kujtime të fisme e të dhimbshme, teksa po nisin të hapin dyert njëra pas tjetrës për të mikpritur bujtës, të cilët shtohen përditë në Shkodrën Turistike që po rilind.”, shkruan Rama./K.C/dritare.net