
Rama nga Peshkopia: Përfunduam Rrugën e Arbrit, tani Dibra një lagje e Tiranës
Dritare.net
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama takoi qytetarët në Peshkopi. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal te Ruga e Arbrit, për të cilën u shpreh i lumtur që tashmë ka përfunduar duke e bërë Dibrën një lagje të Tiranës.
'E kisha fiksim në rast se nëse nuk do të përfundonte rruga e Arbrit deri tej shkallët e hotelit të astrit dibranët do thoshin jo se nuk është bërë gjë akoma. Edhe segmenti Maqellarë -Peshkopi është i përfunduar dhe nuk vijë më në Dibër për të thënë do bëjmë rrugën e Arbrit dhe tunelin e Murrizit, kanë përfudnuar dhe tani jeni lagje e Tiranës. Këneta ka hap një legjendë prej vitesh se Edi Rama nuk e do veriun, nuk investon në veri, Qarqet më pak të investuara nga qeveritë e kënetës, janë ato që i kanë dhënë më shumë besim. Dhe e dini kush është bashkia më pak e investuar, jua them unë. Tropoja. Është mentaliteti i të parit të tribusë, jo i të paritt të qytetarëve. Ai nuk duron dot ta ngrejë tribunë e vet në pikën që njerëzit e ve ta shohin si të barabartë. Kjo është dhe arsyeja pse te ajo këneta kush fitoi Primaret me votat e demokratëve, u zhduk, e “ka ngrënë” bufi, nuk është në lista.', tha Rama./K.C/dritare.net

















