
Kosovë/ Sot tentativa e 10-të për konstituimin e Kuvendit!
E Shtunë 3 Maj 2025, 08:08
Dritare.net
Në Kosovë sot vijon tentativa e dhjetë për konstituimin e Kuvendit. Seanca pritet të nis në orën 10:00.
Të gjitha seancat e tjera kanë dështuar pasi partitë opozitare kanë kërkuar një kandidate tjetër për kryeparlamentare jo Albulena Haxhiun. Lëvizja Vetëvendosje duket se vijon të jetë e palëkundur në qëndrimin e saj që Kuvendin ta drejtojë Haxhiu, edhe pse me koston e thellimit të krizës politike.
Në seancën e 1 majit, Avni Dehari, propozoi që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë, por përveç VV asnjë parti tjetër nuk ishte dakord./E.P-dritare.net

















