
Trump shfaqet si Papë, fotoja me AI që po bën xhiron e rrjetit!
E Shtunë 3 Maj 2025, 08:08
Dritare.net
Një foto e bërë me intekigjencë artificiale (AI) që paraqet Donald Trump të veshur si Papa u postua në llogaritë e mediave sociale të Shtëpisë së Bardhë disa ditë para fillimit të Konklavës që do të nis më 7 maj.
Pas publikimit të saj shumë komentues e cilësuan Trump qesharak, ndërsa të tjerë thanë se ai po tallej me vdekjen e Papa Françeskut.
Vetëm pak ditë më parë Trump gjatë një fjalimi të mbajtur në kuadër të 100 ditëve të tij si president i SHBA u shpreh se do donte të ishte Papë./E.P-dritare.net

















