Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama mbledh sot grupin e PS! Prezantohen ndryshime ligjore për pezullimin e zyrtarëve!

Rama mbledh sot grupin e PS! Prezantohen ndryshime ligjore për pezullimin e

Edi Rama do të mbledhë sot në orën 09:00 grupin parlamentar, ku do të prezantojë edhe ndryshimet e propozuara ligjore, përmes së cilave synohet që të mos lejohen më gjykatat të pezullojnë nga detyra ministrat, apo postet e tjera kushtetuese. Ndryshimet ligjore mbajnë firmën e Edi Ramës, kreut të grupit të PS, Taulant Balla dhe të kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.


Pas prezantimit në grupin e PS, propozimi me ndryshimet ligjore për nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale do të depozitohen në Kuvend.

Partia Socialiste do të prekë nenin që aktualisht nuk lejon pezullimin nga detyra vetëm të deputetit apo kryebashkiakut. Në të, do të shtohen edhe Presidenti, Kryeministri, ministrat, Avokati i Popullit, Kreu i KLSH-së dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore nuk ka fuqi prapavepruese dhe nuk çliron nga masa e pezullimit Belinda Ballukun./dritare.net