Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama mbledh qeverinë!

Rama mbledh qeverinë!

Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë një ditë pas ndryshimeve surprizë të cilat i njoftoi në mbledhjen maratonë të grupit parlamentar socialist.

Mbledhja e qeverisë ishte parashikuar të zhvillohej dje, por u zhvendos për sot për shkak të mbledhjes së grupit të PS, në të cilën kryesocialisti Edi Rama bëri me dije shkarkimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, pasi edhe Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin e saj.

Numrin 2 të qeverisë, kryeministri Rama ia ka besuar Albana Koçiut, e cila vendin në ministrinë e Brendshme ia lë Besfort Lamallarit, që dikur ka qenë zv.ministër i Brendshëm dhe tashmë largohet nga drejtimi i dikasterit të Drejtësisë. Ky post i është besuar Toni Gogut, pozicionin e të cilit do ta zërë deputetja e Vlorës, Eriona Ismaili si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin./dritare.net