Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Këto janë zgjedhje të jashtëzakonshme!

Rama: Këto janë zgjedhje të jashtëzakonshme!

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, tha se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.

“Dua të ndaj me ju disa mendime, mbledhje e pazakontë po të marrim parasysh procesin e përgatitjes së skuadrës kombëtare të Partisë Socialiste. Unë besoj se edhe vetë situata, rëndësia dhe konteksti i këtyre zgjedhjeve është shumë i pazakontë. Dhe besoj se është me rëndësi të veçantë që të gjithë ne që jemi këtu dhe familja jonë e madhe politike të vetë ndërgjegjësohet sa më shumë për rëndësinë e jashtëzakonshme të këtyre zgjedhjeve, në kontekst të jashtëzakonshëm gjeopolitik.

Besoj se qyshkur kam privilegjin që të udhëheq këtë skuadër politike, me 9 fitore, në asnjë prej tyre pesha e gjeopolitikës nuk ka qenë e pranishme si në këto zgjedhje.

Këto zgjedhje zhvillohen në kontekst të dyfishtë. Njëri i marrëdhënieve me Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Ballkanin perëndimor. Dhe tjetra e anëtarësisë së vendit tonë në aleancën e sigurisë.

Për të dyja këto arsye madhore zgjedhjet e 11 majit nuk është i zakonshëm dhe rezultati i 11 majit nuk është vetëm i partive politike, por është më shumë se fitore e PS-së në vetvete.

Për ne dhe flamurin tonë nuk ka qenë gjithmonë e rëndësisë së veçantë që të fitojmë zgjedhjet, por më 11 maj rëndësia e fitores së zgjedhjeve dhe vetë rezultati i zgjedhjeve kanë një peshë mbi të ardhmen e afërt të vendit, shumë më të madhe sesa kanë pasur në zgjedhjet e mëparshme, 9 e me radhë.

Për herë të parë qysh se jam në krye të PS dhe Qeverisë është hapur një dritare që nuk ka qenë e hapur siç është sot në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE. Për herë të parë dëshira jonë dhe ambicia shqiptare për t’u bërë pjesë me të drejta të plota përputhet tërësisht me ambicien e BE-së.

E kam thënë gjithmonë se e ardhmja është në BE, perspektiva e qartë, por asnjëherë yjet nuk janë përputhur si sot dhe asnjëherë konteksti gjeopolitik nuk ka qenë i favorshëm si sot.

Por nuk është dritare e hapur gjithmonë, por është kontekst që mund të ndryshojë më herët sesa vonë"./L.F-dritare.net