
Rama: Çfarë do bëjë Berisha në Bruksel, do ngrejë tavanin?!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat e Durrësit, ka ironizuar dhe kreun e PD-së, Sali Berishën. Teksa ishte duke folur për rëndësinë e negociatave me Bashkimin Evropian, Rama pyeti me ironi se “çfarë do bëjë ai në Bruksel, do ngrejë tavanin?” Rama përmendi tavanin, pasi gjatë vizitës së Berishës në Krujë, foli për tavanin e bizneseve dhe një video e tij u bë virale në rrjet.
“Sinqerisht u fol këtu për mandate. Tani po të jetë puna për mandatin e 8 ne e dimë shumë mirë, ne i marrim qoftë edhe thjesht dhe duke bërë atë që kemi bërë gjithnjë, shumë punë patjetër, por nuk na i marrin dot. Ama duhet diçka më shumë, jo për mua as për… na duhet diçka më shumë për të pasur një vazhdimësi në negociata e për të mos u ndërprerë asnjë sekondë dhe negociatat janë diskutime, dakordësi, e kur bëhet dakordësia që thonë do bëni këtë, këtë, këtë, e ne themi do i bëjmë, këto do shkojnë në Parlament. Duhen mbështetje, kërkojnë mbështetje. Përfytyroni tani që këto procese të kalojnë nga këneta. Nuk del llogaria, se nuk e llogaris që Shqipëria të çojë bufin në Bruksel. Pasi ne ua përmbysëm komplet imazhin për Shqipërinë, e bëmë një vend të respektuar, të vlerësuar, që nuk na shohin dot nga lart poshtë e pse janë më të mëdhenj e të fortë, na shohin sy më sy. Imagjinoni tani ata të marrin vesh se shqiptarët vendosën që ju të flisni me bufin, që në çdo fjali i fiken llampat 3 herë. Ça do bëjë, do ua ngrejë tavanin atyre në Bruksel? Ne na duhet që të kemi parasysh që më 16 Maj në Tiranë tek Sheshi Skëndërbe do vijë gjithë Evropa, jo vetëm BE, por do shkulën të gjithë nga Londra në Ankara, në Baku, Kiev, Stokholm, të gjithë, BE dhe jo BE, të gjithë ata që janë anëtarët të Këshillit të Evropës. Do vijnë të gjithë atje, te Skënderbeu, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, të gjithë…”, tha Rama./K.C/dritare.net

















