Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Balluku ma ka dorëzuar tri herë dorëheqjen dhe e kam refuzuar

Rama:  Balluku ma ka dorëzuar tri herë dorëheqjen dhe e kam

Kryeministri Edi Rama tha sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS se Belinda Balluku i ka dorëzuar tri herë dorëheqjen. Rama tha se nuk do ta pranojë dorëheqjen deri kur të plotësohen kushtet.

“Belinda Balluku ma ka dorëzuar tri herë dorëheqjen. I kam atje në dosje, tri herë. Një herë kur iu ngrit akuza, hera e dytë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë pasi Gjykata Kushtetuese nuk mori vendim dhe tri herë e kam refuzuar unë dorëheqjen. Dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vet dhe është futur në territorin e pavarësisë së pushtetit ekzekutiv, nuk ka! I jam falënderues për faktin që nuk ka persistuar, por ka vazhduar ta marrë gjithë atë baltë mbi fytyrë sepse unë nuk e pranoj deri kur të plotësohen kushtet dhe se kur plotësohen kushtet nuk e përcakton dot as prokurori, as gjykatësi i seancës paraprake, as media dhe as gjyqi popullor. Nëse do të hyni në klëtë logjikë, do t’i hapni rrugë një historie që do të dëmtonte seriozisht kapacitetin e pushtetit ekzekutiv për të qeverisur”, tha Rama./L.F-dritare.net