Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Qytetarja përplaset me protestuesit: Kam djalin sëmurë, hapeni rrugën!

Qytetarja përplaset me protestuesit: Kam djalin sëmurë, hapeni

Protesta e opozitës ka shënuar disa incidente. Në zonën te Pallati me Shigjeta në Tiranë, ka pasur përplasje mes protestuesve dhe një qytetari i cili ka tentuar të futet me makinë.

Një tjetër përplasje u shënua te mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, ku një nënë që shoqëronte fëmijën e saj të sëmurë u ndalua nga turma e protestuesve. Ajo kërkoi me ngulm të hapet rruga, për të shkuar në spital.


“Nuk jam e njoftuar fare për këtë. Ju lutem, hapni rrugën, kam fëmijën për spital. Policit i thashë ta hapë rrugën. Po, kam fëmijën për spital, ju lutem”, u shpreh gruaja./K.C/dritare.net