
Qëlloi me armë zjarri efektivin që po e ndiqte, del para gjykatës Klered Bozhanaj!
Dritare.net

Është mbajtur sot gjyqi për Klered Bozhanaj, 42-vjeçarin i cili plagosi me dy plumba në bark efektivin e “Shqiponjave” Edlir Alleshi, tre ditë më parë.
Gjatë marrjes në pyetje, deklarimet e tij kanë shtuar edhe më tej dyshimet se i riu mund të ketë probleme të shëndetit mendor. Mësohet se grupi i hetimit ka kërkuar ekspertizë të plotë mjekoligjore e cila do të saktësojë nëse 42-vjeçari ka ose jo probleme me shëndetin mendor.
Si ndodhi ngjarja?
Plagosja e policit, Edlir Alleshi ndodhi në zonën e Oxhakut në kryeqytet, ku dy patrulla kanë konstatuar një person të dyshimtë dhe kanë kërkuar të ndalojë për kontroll fizik. Kur i ka kërkuar të ndalojë, ai nuk është bindur, duke detyruar policinë të vihet në ndjekje të tij. Ku më pas i riu ka qëlluar drejt efektivit.
Pas ngjarjes Alleshi iu nënshtrua një ndërhyrje mjekësore pasi plumbi në zonë e barkut i kishte prekur disa organe, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën./M.K-dritare.net

















