Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bardhi: Zegjine Balluku të vijë në Kuvend. S’mund të fshihet për shumë gjatë

Bardhi: Zegjine Balluku të vijë në Kuvend. S’mund të

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar sot në seancën plenare praninë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të prezantuar projektligjin mbi performancën energjetike të ndërtesave.

Bardhi kritikoi mungesën e ministres në seanca të njëpasnjëshme, duke e konsideruar të papranueshme që projektligji të prezantohet nga përfaqësues të tjerë dhe jo nga vetë nismëtarja. Ai ironizoi Ballukun duke iu referuar me emrin “Zegjine Balluku”, dhe tha se ajo duhet të dalë para deputetëve për të dhënë sqarime dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve lidhur me ligjin që mban firmën e saj.

“Sipas Kushtetutës, kur prezantohet një projektligj duhet të jetë vetë nismëtari i pranishëm në Kuvend. Ky nuk është një akt formal që mund të delegohet sipas dëshirës. Ka tre seanca që znj. Balluku nuk paraqitet. Duhet të vijë në seancë dhe të japë llogari për projektligjin”, u shpreh Bardhi.

Ai shtoi se përgjegjësia për çështje që lidhen me energjinë nuk mund t’i kalojë ministrit për marrëdhëniet me parlamentin, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe përgjegjësisë direkte nga anëtarët e kabinetit qeveritar që janë autorë të nismave ligjore./L.F-dritare.net