Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bardhi-Spiropalit: Të enjten nuk ishit në Ukrainë, por për drekë në Greqi!

Bardhi-Spiropalit: Të enjten nuk ishit në Ukrainë, por për

Në nisje të seancës së sotme plenare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj kryeparlamentares Elisa Spiropali se javën që shkoi nuk ishte për samitin në Ukrainë, por në Greqi.

“Për ta trajtuar si shtëpinë tënde personale për të ngrënë drekë në Greqi nuk është e mbështetur në rregullore por arrogancë që kalon kufijtë e sjelljes tuaj të përditshme. Edhe pse jemi një muaj nga mbyllja e punimeve, mbani të kyçur plot 60 nisma të deputetëve të kuvendit të Shqipërisë. Sipas Kushtetutës, një nga funksionet kryesore të deputetit apo përgjegjësia e tij kryesore ka të propozojë nisma legjislative”, tha Bardhi.

“Uroj t’ju ketë shijuar dreka në Athinë dhe t’ia ketë vlejtur se bllokuat punimet”, i tha me ironi Bardhi, gjë që solli edhe reagimin e Spiropalit. Sipas kryeparlamentares, seanca e kaluar nuk u shty për shkak të pjesëmarrjes së saj në Ukrainë, por për faktin se kishte mungesa të deputetëve për shkak të aktiviteteve të tjera.

“Më vjen mirë që ndiqni aktivitetin tim në rrjete sociale. Por siç diskutuam në konferencën e Kryetarëve, seanca nga 12-16 nuk u shty për shkak të pjesëmarrjes time në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore por shumë deputetë kishte mungesa në aktivitete të tjera. Ishte e zëvendësuar prezenca ime me dy nënkryetarët por në bazë të nenit 7 të kuvendit ka për detyrë që të kujdeset për mbarëvajtjen e seancave plenare.”, tha Spiropali./L.F-dritare.net