Provimi i matematikës, QSHA ndryshon kufirin e pikëve pas protestës së maturantëve!
Dritare.net
Pas protestës së maturantëve, sot Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) publikoi në faqen e saj zyrtare vendimin për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë për testin e Matematikës në Maturën Shtetërore. Vendim erdhi kërkesës së maturantëve për rishikimin e tezës së provimit të matematikës, e cila sipas tyre ishte e një niveli shumë të vështirë.
Ministria e Arsimit ngriti një grup pune me mësues me përvojë në fushën e matematikës, maturantë dhe ekspertë, të cilët analizuan në detaje këtë provim dhe shkallën e vështirësisë. Maturantët akuzuan Ministrinë e Arsimit se nuk e ka mbajtur fjalën se provimi do të ishte i thjeshtë dhe nuk do të përfshiheshin pyetje nga njohuritë e marra online. Ndër të tjera në ditët e protestave ata u shprehen se ka pasur një formulim të gabuar të tezes nga ministria dhe sistemi i pikëzimit ka qenë ndryshe nga sa u është shpjeguar atyre./L.F-dritare.net