Protestë për kafshët në Tiranë: Mjaft i vratë!
E Enjte 20 Nëntor 2025, 14:02
Dritare.net

Dhjetëra qytetarë, aktivistë dhe vullnetarë marshuan sot në Tiranë për të kërkuar ndalimin e helmimeve të kafshëve endacake dhe përgjegjësi ligjore ndaj autorëve të këtij krimi.

Protestuesit e quajtën këtë fenomen një praktikë çnjerëzore, të përsëritur prej vitesh, ndërsa kërkuan hetime të menjëhershme dhe transparencë nga institucionet.

Gjatë marshimit, qytetarët bënë thirrje edhe drejt lidershipit politik që të ndërhyjë dhe të ushtrojë presion ndaj institucioneve që heshtin përballë abuzimeve me kafshët.

“Kjo është një thirrje kombëtare për drejtësi dhe llogaridhënie,” u shprehën organizatorët, duke kërkuar reagim urgjent dhe vëmendje ndërkombëtare për situatën alarmante./L.F-dritare.net