
Princ Harry lodhet nga fama/ Hap një llogari sekrete në Instagram!
Dritare.net
Aktualisht, Harry dhe Meghan Markle nuk e përdorin më llogarinë @sussexroyal në Instagram, pasi hoqën dorë nga detyrat mbretërore. Megjithatë Harry nuk ka qëndruar larg rrjeteve sociale, pasi thuhet se ai ka patur një llogari të fshehtë në Instagram me një emër të çuditshëm.
Pretendohet se emri i llogarisë është një miks emrash, nisur nga DJ i preferuar, Deadmau5 dhe emri që dikur përdorte në Facebook, Spike Wells dhe rezultati @SpikeyMau5. Madje edhe vetë Meghan Markle e ndiqte këtë profil në Instagram.
Kjo nuk është hera e parë që princ Harry hap një llogari fallco, pasi këtë gjë e kishte bërë edhe më parë më një llogari të fshehtë në Facebook.
Me siguri në atë llogari Harry ndjehet më i lirshëm dhe mund të publikojë foto private, të cilat nuk dëshiron të jenë në media./R.P-dritare.net

















