Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Poetja e vitit/ Alisa Velaj: Krìtika letrare në krizë. Studimi i artit të fjalës nuk vjen në sinkron me prurjet letrare!

Poetja e vitit/ Alisa Velaj: Krìtika letrare në krizë. Studimi

Nga Jonida Hitoveizi

Në ndarjen e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2019, vëllimi"Shtjellë reje, shtjellë zjarri" i poetes dhe studiueses Alisa Velaj është vlerësuar si më i miri. Në një intervistë për dritare.net, Velaj thotë se një çmim shton kuriozitetin e lexuesit për të të njohur më shumë, teksa me sinqeritet nuk druhet të tregojë se poezia e saj ka qenë pak e njohur, e që ka qarkulluar në një rreth të ngushtë lexuesish. Sipas saj, sot në vend mungon kritika letrare, studimi dhe reçensa, ndërsa mbizotëron një frymë armiqësore.

Poetja e vitit/ Alisa Velaj: Krìtika letrare në krizë. Studimi

-Alisa, sapo jeni shpallur si fituese e çmimit të poezisë nga QKLL në Ministrinë e Kulturës. Çfarë do të thotë për ju marrja e një vlerësimi të tillë?

-Si edhe vetë ju e theksuat, ky çmim është një vlerësim që i bëhet krijimtarisë sime. Është gjithashtu një obligim. Kur të tjerëve u komunikohet një emër përmes një çmimi në fushën e letrave, lexuesi që nuk e di se kush je bëhet kurioz të shkojë drejt tekstit.

Poetja e vitit/ Alisa Velaj: Krìtika letrare në krizë. Studimi

Sa mendoni se ka qenë e njohur deri më tani poezia juaj?

-Fare pak, ose me saktë në rrethet e krijuesve apo atyre pak lexuesve që u kanë rënë në dorë librat e mi. Të katër librat e mi “Përanash Flakës”, “Tej kthellës së epërme”, “Shtjellë reje, shtjellë zjarri” dhe “Hareja në ajrin e një kocke fyelli” janë botuar në jo më shume se 100 kopje. Meqënëse nuk gjenden në librari, falë reklamës së bërë nga çmimi fitues, shumë njerëz më kanë pyetur se ku mund t’i blejnë librat e mi. Duke qenë e pamundur të ribotohen të gjithë, mendova se zgjidhja më e mirë do të ishte një vëllim antologjik me poezitë më të mira prej të katër vëllimeve. Ky vëllim do të jetë në qarkullim së shpejti prej shtëpisë botuese “Onufri”.

Poetja e vitit/ Alisa Velaj: Krìtika letrare në krizë. Studimi

-Ju sapo theksuat se marrja e një çmimi është një reklamë që i bëhet një autori në fushën e letrave. Po kur nuk merr çmim, a është i destinuar të lihet në harresë një autor?

-Jo aspak. Këtë rol duhet ta luajë kritika dhe studimi letrar. Kur studimi i letërsisë është në sinkron me prurjen letrare evidentohen me sukses veprat e mira, me apo pa çmim. Në fund të fundit letërsia ka lindur përpara çmimeve.

-Si ju duket atmosfera letrare sot në Shqipëri?

-Armiqësore shumë. Shoh reagimet për çmimin, por lavdi Zotit nuk dëgjoj fare nga ai vesh. Nuk ka atmosferë letrare. Sepse secili mohon tjetrin. Fjala vjen, rrallë ndodh që krijuesit dhe studiuesit e brezit tim të shkruajnë për njëri-tjetrin. Nuk respektohen korifejtë në mënyrën e duhur. Brezi i viteve 60’ e deri në vitet 90’ rrallë, shumë rrallë përmendin më të mirët mes tyre. Brezi pas viteve 90’ bën të njëjtën gjë. Pastaj kanë gjetur disa formula “jo demokrat” e “jo komunist”. Ne nuk e zgjedhim kohën kur lindim. Kush ka talent, e ka atë në çdo kohë. Plus që tjetri ekziston falë vetes dhe nuk pushon së ekzistuari se do filani apo fistëku. Kjo atmosferë aspak pozitive bën që të ketë vetëm shkrime përlëvduese dhe ndalon atë proces aq të begatë; të qenit sinkron të studimit me prurjen letrare. Pastaj edhe një tjetër shqetësim imi. Ka mjaftueshëm persona të paguar në universitete dhe institute si studiues. Përse nuk shkruajnë studime letrare, kritika, reçenca? Shkruhet realisht shumë pak, ose vetëm për konferenca!

-Në faqen tuaj në “Facebook” ka patur një reagim pozitiv nga poetja dhe botuesja amerikane Gloria Mindock. Ajo është shprehur se një libër juaji pritet të dalë së shpejti në USA. Mund të na thoni diçka më tepër rreth botimit tuaj në gjuhën angleze?

-Gloria Mindock nuk është emër i panjohur për publikun shqiptar. Rreth një vit më parë një cikël i mrekullueshëm me poezitë e saj janē sjell mjeshtërisht në gjuhën shqipe prej Ukë Zenel Buçpapaj. Po në bashkëpunim me Buçpapajn pres që këtë vit të dalë një vëllim imi nga Carvena Barva Press në USA.

Në gjuhën angleze kam patur shumë fat me botimin e poezive. Në 2014, në Britani do të hyja në shortlistën prej 20 poetësh, për çmimin e mirënjohur Erbacce Prize Poetry Award.

Pastaj gjatë këtyre 6 vjetëve jam botuar në mbi 100 tituj revistash e gazetash online e në print në vende si Europa, UK, Irlanda etj./dritare.net

Poetja e vitit/ Alisa Velaj: Krìtika letrare në krizë. Studimi