Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përplasi për vdekje 72-vjeçaren, arrestohet shoferi i autobotit të UKT-së!

Përplasi për vdekje 72-vjeçaren, arrestohet shoferi i autobotit

Një ditë pas aksidentit tragjik në Tiranë, është arrestuar shoferi i autobotit të UKT-së që përplasi për vdekje një 72-vjeçare që lëvizte me motor elektrik.

52-vjeçari u vu në pranga nga specialistët e qarkullimit rrugor, pasi mjeti që drejtonte u përfshi në aksidentin me pasojë vdekjen e gruas. Ngjarja ndodhi te bulevardi “Gjergj Fishta”, ndërsa 72-vjeçarja humbi jetën në vend.

Njoftimi i plotë i specialistëve të qarkullimit rrugor

"U bë sot arrestimi në flagrancë të shtetasit A. B., 52 vjeç, pasi dje, mjeti që drejtonte është përfshirë në një aksident rrugor, me pasojë vdekjen e shtetases A. B., 72 vjeçe, e cila lëvizte me motomjet elektrik"