
Përgënjeshtroi Berishën, Silvio Gonzato: I shokuar nga lajmi i rremë, OSBE/ODIHR i pavarur!
Dritare.net
Një ditë pasi BE përgënjeshtroi publikisht Sali Berishën, pas lajmit se nga raporti paraprak i OSBE-ODHIR u hoqën emra policës dhe banditësh të përfshirë në krim zgjedhor, ambasadori Silvio Gonzato reagon për mediat. Pas një takimi me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, Gonzato tha në një deklaratë për mediat se ishte i shokuar nga lajmi i rremë dhe reagoi specifikisht për të.
"Ne kemi besim të ODIHR, ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Bashkimi Evropian është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe jo për të ndërhyrë në proces. Unë isha i shokuar për lajmin e rremë, reaguam specifikisht për të", tha Gonzato.
Gonzato theksoi se ODHIR është totalisht i pavarur dhe se ka bërë një punë shumë të mirë.
"Siç thashë më parë, këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme sepse janë zgjedhjet e para që zhvillohen qe kur hapem negociatat me Shqipërinë ku po diskutojmë për parimet themeltare siç janë institucionet dhe proceset demokratike. Erdha këtu qe te takoj zotin Celibashi që të përditesohem dhe të mbështes KQZ. Ne kemi besim te plote tek KQZ dhe do të shfaqim të njëjtin besim edhe pas zgjedhjeve kur do të vijojmë me mbështetjen tonë financiare për te vijuar punën tuaj shumë të mire siç keni bere deri me tani", tha Gonzato.
Një pyetje iu drejtua edhe për kontratën e lobimit 6 mln dollarë të PD, por ambasadori tha se "Nuk bëj komente. Do të pres autoritetet kompetente", ndërkohë kujtojmë që SPAK ka nisur verifikimet pas publikimit të kontratës në media./E.P-dritare.net

















