Përfundon pa vendim mbledhja e Këshillit të Mandateve. Çfarë do të ndodhë tani!
Dritare.net

Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve. Taulant Balla tha grupi parlamentar i PS do të bëjë një mbledhje me më pas do të dalin me një raport në emër të 5 deputetëve socialistë, anëtarë në Këshillin e Mandateve.
“Diskutimi i sotëm, pyetjet, mendoj se kanë hedhur dritë mbi shumë çështje që lidhen me elementë thelbësorë të Kushtetutës, prezumimit të pafajësisë.
Në përfundim duke qenë se pala tjetër s’kishte nevojë për shqyrtim se e kishin marrë vendimin para shqyrtimit, në emër të 5 deputetëve të PS unë kam informuar këshillin e mandateve se sa i përket propozimit të grupit të PD, ne nuk ishim dakord me atë mënyrë sesi është propozuar.
Do të kemi një diskutim në një mbledhje të grupit parlamentar, sepse nuk e jep autorizimin këshilli por seanca plenare. Pas atij komunikimi, kolegu Manja do të hartojë raportin në emrin tonë”, tha Balla./K.C/dritare.net