Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Kuvendit për komisionet: U shkel procedura

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Kuvendit për komisionet: U shkel

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Kuvendit të Shqipërisë që lidhej me ndryshimin e numrit të komisioneve parlamentare, duke argumentuar se procedura e ndjekur për miratimin e tij ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas vendimit gjykata ka konstatuar shkelje në mënyrën se si u thirr mbledhja e Kuvendit dhe në procedurën që u ndoq për miratimin e aktit. Në arsyetimin e saj, Gjykata Kushtetuese thekson se këto parregullsi cenojnë parimin e demokracisë përfaqësuese dhe lirinë e shprehjes së deputetëve në procesin parlamentar.

Në dokument thuhet ndër të tjera:
“Gjykata u mblodh në datën 23.02.2026 dhe pasi mori në shqyrtim pretendimet e palëve, vlerësoi se sa i takon themelit të pretendimeve të kërkuesit, duhet vendosur shfuqizimi i vendimit nr. 57/2025, për shkak të cenimit të parimit të demokracisë përfaqësuese të lidhur me lirinë e shprehjes së deputetëve si pasojë e shkeljes së rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit si dhe të procedurës së ndjekur për miratimin e aktit objekt shqyrtimi”.

Ky vendim pritet të ketë ndikim në organizimin e punës parlamentare, pasi Kuvendi do të duhet të rishikojë procedurën dhe, nëse kërkohet ndryshimi i numrit të komisioneve, ta bëjë këtë duke respektuar plotësisht rregullat kushtetuese dhe parlamentare. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar dhe detyrues për zbatim./K.C/dritare.net