Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Për ty kam numrin 0900, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë për Ballën: Ofendoi Vokshin, gjuhë seksiste

Për ty kam numrin 0900, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë

Demokratët kanë kërkuar përjashtimin me 60 ditë të kreut të grupit të PS, Taulant Balla. Në kërkesën e tyre drejtuar Sekretariatit të Etikës, Partia Demokratike thotë se Balla përdori gjuhë fyese, ofenduese dhe seksiste ndaj deputetes Albana Vokshi, së cilës iu drejtua me frazën “për ty kemi numrin 0900”.

"Thamë t’ju pyesim ju njëherë, po s'kishim kohë. Realisht, realisht, realisht, realisht nuk kishim një numër telefonin tuajin që t'ju merrnim në telefon dhe t'ju thonim ore si mendoni ju për këtë. Po, 0900 se për ty kam këtë numrin, për ty Albana padyshim. Dhe pа pyetur për strukturat vendore, pa pyetur edhe për këtë padyshim. Edhe se kishim këtë mundësi. Se kishim këtë mundësi”, tha Balla në Kuvend.

"Rezulton se kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Taulant Balla ka përdorur një gjuhë fyese, ofenduese, seksiste, diskriminuese dhe tërësisht të papranueshme në drejtim të deputetes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Znj. Albana Vokshi, duke cënuar rëndë dinjitetin e saj si deputete, si grua dhe nënë. Gjuha e përdorur nga deputeti Balla nxit urrejtjen dhe diskriminimin mbi baza gjinore, duke dëmtuar rëndë reputacionin e Kuvendit dhe të deputetëve tek qytetarët, si dhe përhap mesazhin e normalizimit të një gjuhe të tillë ndaj vajzave dhe grave. Në këtë kuptim, kjo kërkesë nuk ka për qëllim vetëm ndëshkimin e deputetit Balla për fyerjet e tij ndaj deputetes Vokshi, por edhe të përçojë në shoqëri mesazhin se për Kuvendin e Shqipërisë dhe deputetët e tij çdo formë diskriminimi, ngacmimi seksual, përhapje urrejtje mbi baza gjinore është i papranueshëm dhe i dënueshëm", thuhet në kërkesën e PD./L.F-dritare.net