
Besimtarët ortodoksë festojnë këtë të diel Pashkët. Ndryshe nga vitit i shkuar situata duket më e lehtësuar dhe këtë vit besimtarët do të mund të shkojnë në kishë për meshën. E premtja para Pashkës, e cila njihet si e Premtja e Zezë, shënon ditën e kryqëzimit të Jezu Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë, duke ecur drejt vendit ku u kryqëzua, për t’u ringjallur të dielën e Pashkës. E premtja e zezë është dita kur vdiq Jezu Krishti dhe të krishterët e përkujtojnë si një ngjarje të rëndësishme, sepse i hapi rrugën rigjalljes dhe jetës së përjetshme.
Pashkët janë simbol i ringjalljes së Krishtit dhe ardhjes së pranverës. Pas një agjërimi 40 ditor pa mish dhe pa bulmet, ortodoksët gatuajnë ushqimet e kësaj feste siç janë “magirca” (supë me mish dhe oriz) dhe qengji në hell.
Kur i referohemi traditave në lidhje me Pashkën në mendje na vjen veza e kuqe. Ajo është një karakteristika e kësaj feste. Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën e Krishtit, simbolikën e fitores, gëzimit dhe jetës./L.F-dritare.net

















