Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pas valës së dorëheqjeve, Rama sërish në bashkinë e Vlorës!

Pas valës së dorëheqjeve, Rama sërish në bashkinë

Pak ditë pas një takimi të fortë që solli dorëheqjen e 21 drejtorëve të Bashkisë së Vlorës, kryeministri Edi Rama është rikthyer sërish këtë të hënë në qytetin bregdetar për të inspektuar zbatimin e porosive të lëna. Ai është pritur nga kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, dhe shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu dhe drejtuesi politik i PS për Vlorën, Bledi Çuçi.

Kryeministri ka vendosur afatin e 15 korrikut për emërimin e drejtuesve të rinj të institucioneve, ndërsa ka shtuar kritikat ndaj pushtetit vendor për mosmenaxhimin e hapësirave publike, sidomos gjatë sezonit turistik.

Në këtë kuadër, Bashkia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion të intensifikuar për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, veçanërisht në shëtitoren "Lungomare". Aksioni po zhvillohet me intensitet të lartë, jo vetëm gjatë ditës por edhe natën.

Kryebashkiaku Dredha ka paralajmëruar se nuk do të tolerohet asnjë subjekt privat që pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke theksuar se masat do të jenë të rrepta dhe do të shkojnë përtej gjobave të vendosura deri më tani.

Qëllimi i aksionit është rikthimi i hapësirave publike për komunitetin dhe pushuesit, në një përpjekje për të rivendosur rendin dhe funksionalitetin urban në një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike të vendit./L.F-dritare.net