Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

I riu plagos 5 persona në Laç! Mes tyre edhe një grua që shiste qirinj!

I riu plagos 5 persona në Laç! Mes tyre edhe një grua që

Pesë persona kanë mbetur të plagosur në Laç. Dyshohet se bëhet fjalë për një sherr mes të rinjve, dhe njëri prej tyre ka qëlluar drejt një makine ku lëviznin 4 persona. Ndërkohë, e plagosur ka mbetur edhe një grua që shiste qirinj.

Policia e Kurbinit informoi zyrtarisht se të shtënat kanë ndodhur pas një sherri. I riu ka qëlluar me automatik dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Blutë kanë arritur të identifikojnë autorin dhe po punohet për arrestimin e tij.

Emrat e të plagosurve: Angjelina Gjezaj, Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili Daniel Gjeloshi dhe Geri Bitri.

Të pesë personat janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i është nënshtruar një operacioni.


Policia është duke marrë në pyetje dëshmitarë ndërsa autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij./L.F-dritare.net