Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Parashikimi i motit për sot!

Parashikimi i motit për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe më të theksuara përgjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Në mesditë dhe pasdite vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme të dobëta dhe lokale dhe kryesisht në zonën e veriut dhe qendrës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fitoi shpejtësi deri në 14 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë./E.P-dritare.net