Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Paralajmërimi i fortë i Trump ndaj Iranit!

Paralajmërimi i fortë i Trump ndaj Iranit!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar me një postim të gjatë në Truth Social pas sulmit izraelit ndaj fushës së gazit South Pars në Iran, të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës.

Sipas Trump, Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë dijeni për këtë sulm, ndërsa thekson se edhe Katari nuk ishte i përfshirë dhe nuk kishte informacion paraprak për atë që do të ndodhte.

Ai shprehet se, si reagim, Irani goditi Ras Laffan në Katar, një veprim që e cilëson si “të pajustifikuar dhe të padrejtë”.

Trump paralajmëron se Izraeli nuk do ta sulmojë më fushën e gazit South Pars, përveç në rast se Irani ndërmerr sërish sulme ndaj vendeve të pafajshme.

Në një ton të ashpër, ai kërcënon se nëse Irani sulmon përsëri Katarin, SHBA do të ndërhyjnë ushtarakisht duke goditur masivisht fushën e gazit South Pars, me një forcë që, sipas tij, Irani nuk e ka parë kurrë më parë.

Megjithatë, Trump shton se nuk dëshiron të arrijë në një nivel të tillë dhune për shkak të pasojave afatgjata, por thekson se nuk do të hezitojë të veprojë nëse sulmet ndaj Katarit përsëriten./BBC