Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Palnikaj: Si u krijua Kanuni!

Palnikaj: Si u krijua Kanuni!

Studiuesi Mark Palnikaj i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në Dritare Tv thotë se në asnjë dokument para 1933-shin, nuk përmendet kanuni i Lekë Dukagjinit, por vetëm e drejta zakonore. Ai shpjegon se si u krijua “E drejta zakonore shqiptare”.


“Unë kam kërkuar dokumente dhe kam gjetur disa për 1634-shin deri në 1900-n në Vatikan për Kanun dhe askund nuk kam gjetur Kanun të kodifikuar 1894 kur një studiues malazez, besoj me origjinë shqiptare Baltazar Bogishiç, bëri të drejtën zakonore. Është për t’u futur në Guines. Bëri një pyetësor me 2000 pyetje për të drejtën zakonore të malazezëve. Nuk kishim dëgjuar ndonjë studiues tjetër të kishte bërë një pyetësor si ky. Mori Sokol Bacin dhe bëri Kanunin, të drejtën zakonore shqiptare por nuk e përmendi Lek Dukagjinin. E drejta zakonore shqiptare me 75 nene. Dhe ky me gjithë studiuesit shqiptarë edhe kosovarë e kanë përmendur të drejtën e Bigishiçit, por nuk është përkthyer.

Unë nuk besoj që as Skënderbeu apo Lek Dukagjini kanë bërë Kanun sepse nuk besoj se kanë ditur të shkruanin. Di që edhe Ahmet Zpgu nuk ka bërë ligje, por ka marrë juristë nga Italia. As Enver Hoxha nuk ka bërë ligje vetë, por ata që kishin mbaruar drejtësi në vendet perëndimore. Nuk është e vërtetë që udhëheqësit bëjnë ligje.
Studiuesit e kanë thënë fjalën e vet. Që nuk është Kanuni i Lekë Dukagjinit, por Kanuni i Lekeve, që janë Kelmendi dhe viset rreth tij. Ndërsa Dukagjini që janë Shala e Shoshi. Në Dukagjin janë dy bajrakë, Shala dhe Shoshi.
Fishta thotë Kanuni i Lekëve dhe Dukagjinasve. Nuk thotë Kanuni i Lekë Dukagjinit.
Unë kam gjetur në Vatikan një dokument të vitit 1685 me titull “E drejta zakonore për gjakmarrje dhe pajtimin në fiset shqiptare:" Këtu shpjegohet si bëhej pajtimi. Ajo zonë në atë kohë ishte nën sundimin e Venedikut dhe venerianët nuk ishin dakord që të vepronte e drejta zakonore, por ligji i Venedikut. Kur i sheh këto ai nuk i përmend fare Lekë Dukagjinin. Emrin “Kanuni i Lekë Dukagjinit” ia vendosi Shtjefën Gjeçovi në 1933-shin.”, u shpreh Palnikaj./K.C/dritare.net