Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Palnikaj: Ju tregoj si funksionon arkivi sekret i Vatikanit dhe kush mund të regjistrohet!

Palnikaj: Ju tregoj si funksionon arkivi sekret i Vatikanit dhe kush mund

Në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila ishte i ftuar studiuesi Mark Palnikaj për të folur lidhur me blibliotekën e Vatikanit ku vetëm 8 studiues shqiptarë ishin futur deri më sot. Ai ndau detaje interesante nga veprat më të vyera që ishin aty për vendin tonë deri tek rregullat që kishte për t’u bërë pjesë e saj.
“Vatikani ka një rregullore, të cilën mund ta gjeni edhe në website-in e tij. Atje ka vetëm 60 karrige dhe numri i studiuesve që mund të hyjnë atje është i kufizuar. Për shembull studentët, nuk lejohen të hyjnë ose njerëz që merren me mbrojtje diplomash por vetëm studiues që merren me histori të nivelit kombëtar ose ndërkombëtar. Jo çdo studiues mund të shkojë atje.

Në vit miratohen 2000 vetë pasi në 60 karrige, që janë atje mund të ulen 60 vetë në ditë por ka njerëz që studiojnë edhe nga një muaj ose dy, dhe kështu zvogëlohet numri i njerzve që mund të regjistrohen. Ka disa kritere të përcaktuara në rregulloren për studiuesit.
Dhe unë pasi kam komunikuar me ata, dhe pas kanë parë studimet e mia me dokumentat e Vatikanit më kanë miratuar hyrjen atje, për këtë vit, për një muaj, para një viti si dhe për vitin 2023, një tjetër muaj.

Unë iu kërkova se për shkak të temperaturave të larta të mos shkoj në qershor por në maj dhe ma miraturan, nga data 1 deri më 30 maj të 2023-it. Pra shkuarja atje është e programuar dhe jo për të gjithë njerzit. Pra duhet të jesh dikushi, dhe duhet të jesh i rekomanduar nga një personalitet i njohur ndërkombëtarisht, pra nga një insitucion i certifikuar, si Akademia e Shkencave ose studiues i njohur në arenën ndrëkombëtare, duhet të lëshojë garanci për ty që të hysh atje.


Për mua është e dyta herë që shkoj atje dhe kam prenotuar edhe për vitin tjetër që të shkoj atje, dhe arkivi i Vatikanit e ka patur emrin arkivi sekret deri në vitin 2019, por arkivi sekret e shkruar latinisht, dhe nuk ka kuptimin e parë që mund ta marrim ne në shqip, si diçka e fshehtë, por në gjuhën e tyre do të thotë “Arkivi Ynë” pra Arkivi i Papëve. Në vitin 2019 për të hequr këtë keqkuptim ndërkombëtar e kanë ndryshuar emrin në Arkivi Apostolik. Ky arkiv është në të njëjtin vend dhe të njëjtën ndërtesë me bibliotekën apostolike, e krijuar në vitin 1500 nga Nikolla V, që është biblioteka më e madhe në botë dhe ka vlerë sa arkivi, sepse ka librat të zgjedhur nga më të mirët në botë si dhe një fond dokumetash të pafund edhe ajo krahasuar me arkivin.


Pra janë të dyja së bashku, dhe në katin e 4-ët ka kafenenë ku pijmë kafen të gjithë, si unë që studiuoja në bilbiotekë dhe arkivi.
Aty orari është 8:30 e mëngjesit por ne shkonim që në 8:25 për të dorëzuar sendet tona personale sepse nuk lejohet asgje veç laptopit, karikuesit të tij dhe laps, jo stilolaps vetëm laps. Asnjë lloj mjeti me bojë shkrues nuk lejohet, pro vetëm lapsi plumbi. Dhe për të studiuar lejohen vetëm 5 dosje në ditë, u shpreh Palnikaj. /Xh.Xh/dritare.net