Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Numërohen 3053 kuti votimi në gjithë vendin! Sa është diferenca mes PS dhe PD

Numërohen 3053 kuti votimi në gjithë vendin! Sa është

Janë numëruar 3053 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.

PS kryeson me 423,880 vota ose 52.7%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 272,425 vota për momentin, ose 33.9%.


Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 29,736 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 28,651 vota.

Partia Mundësia ka marrë deri tani 22,550 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 10,704 të tilla.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 423,880 vota – 52.7%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 272,425 vota – 33.9%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 29,736 vota – 3.7%

Partia Mundësia – 22,550 vota – 2.8%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 9,425 vota – 1.2%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 1,567 vota – 0.2%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 578 vota – 0.1%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 28,651 vota – 3.6%

Lëvizja Bashkë – 10,704 vota – 1.3%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 2,920 vota – 0.4%

Lëvizja Atdheu (LA) – 1,181 vota – 0.1%./L.F-dritare.net