
Një pemë, për çdo karrige në hapësira publike. Nisma e re e Ramës
E Martë 2 Shtator 2025, 21:09
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se së shpejti do të vendosen rregulla të reja për vendosjen e karrigeve në hapësirat publike. Ai tha se bizneset që vendosin karrige jashtë do të duhet të kontribuojnë me mbjelljen e një peme për çdo karrige, në kuadër të Fondit të Gjelbërt që do të krijojë qeveria e re.
“Për ata që shqetësohen për karriget, u them bëni durim. Shpejt u vjen radha bashkë me kushtet e reja për vendosjen e tyre jashtë. Por si fillim, mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt,” – u shpreh Rama.
Iniciativa synon që të balancohet përdorimi i hapësirës publike me shtimin e gjelbërimit në qytete./K.C/dritare.net

















