Ndërruan jetë si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, dalin emrat e familjes shqiptare!
Dritare.net
Një ngjarje rëndë është shënuar në Itali ku katër anëtarë të një familje me origjinë shqiptare, kanë humbur jetën nga helmimi me monoksid karboni në një shtëpi në Rughi, një qytet në provincën e Luccës në Itali.
Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, kur familja u gjet e pajetë nga helmi vdekjeprurës i shkaktuar nga shpërthimi i monoksidit të karbonit në banesën tre katëshe.
Kryetari i komunës së Porcarit në Itali, Leonardo Fornaciari ka bërë publik emrat e 4 anëtarëve të familjes shqiptare, të cilët humbën jetën tragjikisht si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit
Viktimat janë Arti Kola, Jonida Kola dhe dy fëmijët Hajdari 22 vjeç dhe Xhesika 15 vjeçe.
“Jemi të gjithë të mërzitur dhe të trishtuar nga kjo ngjarje tragjike që më kujtoi menjëherë tragjedinë e familjes Malanca, madje edhe atë që ndodhi në shkurt të vitit 1992. Komuniteti ynë, qëndron i bashkuar rreth të afërmve dhe miqve në një përqafim ideal për këtë zi të rëndë që ka prekur Porcarin. U prehshin në paqe”, shkruan Fornaciari.

Ambulancat si dhe shërbimet e zjarrfikësve, reaguan menjëherë, duke hyrë në shtëpi për t'i shpëtuar por fatkeqësisht ishte vonë. Tragjedia ka tronditur komunitetin, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet e plota të këtij helmimi fatal. Paraprakishit dyshohet se shkak për këtë tragjedi ka qenë një kaldajë me problem në shtëpinë e tyre, i cili shkaktoi helmin me monoksid karboni.
