Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndahet nga jeta gazetarja e Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi

Ndahet nga jeta gazetarja e Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi

Rudina Dervishi, një nga gazetaret ikonë të Zërit të Amerikës, u nda nga jeta sot. Dervishi vuante prej kohësh nga kanceri i gjirit por sot në moshën 53-vjeçare, humbi betejën me këtë sëmundje.

Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti. Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën./L.F-dritare.net