
Mot i paqëndrueshëm, breshëri dëmton të mbjellat!
E Hënë 27 Mars 2023, 13:01
Dritare.net
Vendi ynë është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut të shoqëruar edhe me breshër. Kryesisht në qytetin e Bulqizës breshëri ka qenë më intensiv duke shkaktuar probleme në rrugë.
Pedonalja e Bulqizës është përmbytur, ndërkohë që breshëri ka shkaktuar dëme në bujqësi. Lulet e pemëve që kishin çelur, janë shkatërruar.
Ndërsa në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit, ka reshje dëbore.
Reshje të dendura shiu raportohen dhe në Elbasan. Breshëri ka zbardhur rrugët, por deri më tani nuk raportohen probleme./A.ZH-dritare.net

















