Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Monika Kryemadhi: Basha është në hall të madh me drejtësinë!

Monika Kryemadhi: Basha është në hall të madh me

Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV tha se Lulzim Basha e goditi pas shpine, sikurse shtoi zonja Kryemadhi, veproi me shumë aktorë të tjerë politikë.

Monika Kryemadhi tha në Dritare TV, se Basha është në hall, duke nënkuptuar se ka probleme me drejtësinë.

Monika Kryemadhi: Unë kam dy defekte të mëdha. Sinqeriteti i madh politik dhe e dyta unë jam emocionale. Nuk jam e ftohtë në marrëdhëniet me njerëzit. Nuk mund ta ngul thikën pas shpine, qoftë në politikë.

Defekti im ishte që hyra në mbledhjen e kryesisë të datës 18 janar, me idenë që do ta djeg vetëm unë mandatin dhe jo të tjerët. Ajo që bëra gabim ishte që u entuziazmova anëtarët e kryesisë dhe deputetët. Nëse të gjithë thanë që do dorëzojmë mandatet, unë duhet të tërhiqesha dhe të konsultohesha.

Lulzim Basha i ka fituar gjërat qyl. Basha nuk ishte as kryetar i PD, jo më i opozitës. Lulzim Basha nuk ishte as lider as drejtues, na mori më qafë të gjithëve ne të opozitës. Tani do paguajmë faturën. Ai do ta paguajë me votë tani në këto zgjedhje.

Ta dini se Basha ka halle të mëdha shumë, se përndryshe nuk dilte si karagjoz duke thënë o Rame, o Rame. Basha ka halle të mëdha me drejtësinë, brenda e jashtë. Këtu do jemi e do ta shikoni çfarë e pret atë nga drejtësia!”, tha Kryemadhi./L.F-dritare.net