Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mjekja Elida Mici: Ja pse shkaktohen variçet!

Mjekja Elida Mici: Ja pse shkaktohen variçet!

Venat varikoze janë një shqetësim i madh për vajzat dhe gratë si nga ana estetike ashtu edhe nga ajo shëndetësore. Ato shfaqen në sipërfaqen e lëkurës, në fytyrë, kraharor dhe këmbë. Për të mësuar më tepër se çfarë janë venat varikoze dhe mënyrat e trajtimit të tyre Dritarja e Doktorit zhvilloi një bisedë me mjeken kirurge flebologe Elida Mici.

Ajo tha se arsyeja nga buronte kjo sëmundje nuk ishte e dtiur por kishte rrethana që e përkeqësonin situatën. Të tilla ajo përmendi anën gjenetike, shtatzënitë me peshë të mëdha, obezitetin dhe luhatjet e peshës si dhe personat që qëndrojnë për orë të gjata në këmbë apo ngrenë pasha të mëdha.

“Venat varikoze janë një zgjerim i konsiderueshëm i venave sipërfaqësore të cilat shoqërohëen me një zmadhim të paretit venoz dhe dëmtimi i valvulave. Si pasojë gjaku venoz kthehet, nuk shkon nga periferia në drejtim të zemrës por një pjesë kthehet në periferi. Kjo është një patologji që nuk i njihet shkaku i vërtetë por ekzitojnë një sërë faktorësh të cilët e shfaqin dhe e zhvillojnë këtë sëmundje. Midis tyre e rëndësishme është trashëgimia. Shpesh ëhstë parë që prindërit që vuajnë me variçe, e transmetojnë tek fëmijët. Por jo domosdoshmërisht sepse ka dhe nga ata që nuk e kanë të trashëguar. Faktor tjetër është barra, janë hormonet që e zhvillojnë këtë sëmundje por është parë edhe tek burrat. Faktor tjetër është profesioni pra profesione që ngrenë pasha të rënda ose qëndrojnë për orë të gjata në këmbë janë të favorizuar. Të tillë janë kirurgët, laborantët, stomatologët apo kameramanët. Gjithashtu edhe personat që janë obezë dhe luhatjet e peshës shpesh bëhen shkak. Ka dhe faktorë të tjerë megjithatë shkaku i vërtetë nuk njihet”, tha Mici./M.K/dritare.net