Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mirela Kumbaro: Sot pasaporta më e famshme e Shqipërisë është turizmi!

Mirela Kumbaro: Sot pasaporta më e famshme e Shqipërisë

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro mori pjesë në sesionin kushtuar diplomacisë dhe turizmit në Konferencën e Ambasadorëve Diplo 2024.

Në panelin e moderuar nga gazetarja Rudina Xhunga merrnin pjesë CEO i “Messe Berlin” Mario Tobias, kryebashkaku i Vlorës, Ermal Dredha, investitori Gëzim Olaj, si dhe promovuesi i turizmit Elton Caushi.

Gjatë fjalës së saj, ministrja u shpreh:

"Sot pasaporta më e famshme e Shqipërisë është turizmi. Shifrat e turistëve nuk janë rezultat vetëm i punës sonë por edhe transformimi i Shqipërisë, 10 vitet e fundit. Turizmi natyror po kthehet tani më një pikë kyçe, dhe afatgjatë. Sezoni turistik po ashtu këtë vit ka filluar më herët, numri i prenotimeve është rritur po ashtu me 30%. Kemi një strategji shumë ambicioze për Shqipërinë e 2030-ës, se ku duhet të përmirësohemi. Po shkojmë drejt turizmit elitar"./ M.K-dritare.net