Ministrja Koçiu: Si është gjendja e efektivëve të plagosur në protestë!
Dritare.net

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu shkon në shëbrimin e djegie-plastikës në QSUNT për të parë gjendjen e efektivëve të lënduar gjatë protestës. Ministrja tregon si është gjendja e të lënduarve në protestë.
“Në shërbimin e Djegie-Plastikës në QSUNT, pranë punonjësve të Policisë së Shtetit që mbetën të plagosur nga molotovët e hedhur në mënyrë barbare drejt tyre.
Ledio 26 vjeç, Kreshniku 38, Enesi 21, Klevi 27, Bledari 27. Kundër tyre e kolegëve të tyre u përdorën molotovë, bomba artizanale të mbushura me lëndë djegëse, gurë, cdo gjë me të vetmin qëllim për të goditur e dhunuar ata që janë në krye të detyrës.
Dua ta them qartë! Ata që goditën punonjësit e Policisë nuk janë protestues. Ata janë kriminelë të organizuar. Kur godet me të tilla mjete e bën duke e ditur se pasojat mund të jenë shumë, shumë të rënda.
Kjo nuk është protestë, këto nuk janë përplasje. Kjo quhet tentativë vrasjeje.
Pres nga institucionet ligjzbatuese të reagojnë fort ndaj kësaj sjellje të përsëritur të dhunës nga disa element kriminal të nxitur nga persona me imunitet që inkurajojnë dhunën.”, shkruab ministrja./K.C/dritare.net