Ministrja e Brendshme reagon pas protestës: Dhuna nuk mund të justifikohet
Dritare.net

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, reagoi pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku disa protestues përdorën dhunë ndaj forcave të rendit. Koçiu theksoi se e drejta për të protestuar u shkel nga një grup që zgjodhi forcën në vend të fjalës, duke sulmuar dhe lënduar punonjësit e Policisë së Shtetit.
"E drejta për të protestuar, për të disatën herë, u dhunua nga një grup që zgjodhi forcën në vend të fjalës, duke sulmuar, dhunuar e lënduar punonjësit e Policisë së Shteti.
Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet dhe asnjë lloj agjende nuk e justifikon përdorimin e saj.
Mirënjohje për çdo punonjës policie që tregoi profesionalizëm dhe maturi përballë çdo provokimi.
Policia do të jetë gjithmonë në krye të detyrës për të garantuar të drejtën për të protestuar, si dhe të garantojë sigurinë e çdo qytetari dhe të pronës publike dhe të qytetarëve.", thuhet në reagimin e ministres./K.C/dritare.net